SHBA lëshoi ndihma ushqimore nga ajri në Gazë

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ata hodhën më shumë se 27.600 vakte dhe 25.900 shishe me ndihma humanitare me ujë në veri të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e CENTCOM në rrjetin social X thuhet se dje në orën 14:17 sipas kohës lokale është krye një operacion për hedhjen e ndihmave humanitare nga ajri në veri të rajonit me qëllim plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gazë.

Në deklaratë thuhet se gjatë operacionit janë siguruar ndihma ushqimore që korrespondojnë me më shumë se 27.600 vakte dhe 25.900 shishe ujë ndërsa është dhënë mesazhi se do të vazhdojnë ndihmat humanitare nga ajri.

CENTCOM ka njoftuar më parë se ata kanë hedhur 11.500 vakte me ndihma humanitare në veri të Rripit të Gazës, në kuadër të një operacioni të përbashkët me Forcën Ajrore Mbretërore të Jordanisë.