Fitorja e Trump-it që në fillim kishte ngjallur ‘frikë’ dhe shqetësim në mesin e vendeve evropiane, konkretisht në vendet e BE-së, dhe kjo për shkak të politikës së tij të jashtme që sipas zyrtarëve të këshillit të BE-s, një politik e ‘rreptë’, e cila ka ndryshuar në mënyrë drastike marrëdhëniet e ShBA-së karshi vendeve evropiane, gjë që është reflektuar edhe në Ballkan, -shkruan Gazeta e Re.
BE, NATO dhe vendet demokratike nga bota, që nga dita kur Trump erdhi në pozitë e gjerë tani, po përjetojnë ‘Doktrinën Trump’ si një kërcënim për politikat e tyre, ndërsa disa vende autoritare po gëzohen se më në fund ShBA-ja është bërë me president që nuk po përzihet në punët e tyre të brendshme.
Politika ndaj Ballkanit
Por Trump me kabinetin e tij të ri deri diku vazhdoj politikat e njëjta sikur që kishte lënë Obama, por kësaj radhe një çik më ‘zbehtë’. Gati dy vite kaluan nga zgjedhja e tij si president të ShBA-së, ende nuk është realizuar ndonjë vizitë zyrtare në nivelin e krerëve të dy vendeve madje as nënkryetarëve. Po ashtu edhe që nga shpallja e pavarësisë ë Kosovës e gjerë tani, viti 2017 dhe 2018 është shënuar si vite me më pak shkëmbime mes dy vendeve dhe me numër më të ultë të vizitave zyrtare anasjelltas.
Edhe rasti i kur koloneli amerikani me prejardhje serbe morri komandën e KFOR-it në Bondsteel shkaktoi pikëpyetje të shumta në vend.
Ndërsa rasti i komplikuar kur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt iu është anuluar viza për Amerikë i cili kishte në agjende pjesëmarrjen në ngjarjen e lutjes së mëngjesit, kishte shkaktuar bujë reagimesh mbi këtë çështje.
Vlen të ceket se në vigjilje të këtij viti, presidenti serb Aleksandër Vuçiq shkruante në profilin e tij në facebook: <<Afër 100 kompani amerikane kanë investuar rreth 4 miliardë dollarë amerikanë dhe kanë punësuar 17 mijë punëtorë. Me ambasadorin e SHBA-s, Kajl Skot i cili dorëzon urimin për Vitin e Ri dhe Krishtlindjes Serbe me 7 janar nga ana e presidentit Donald Trump’>>.
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson në një letër derguıar Beogradit n shkurt te këtij viti kishte lavdëruar “përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të promovuar reformën ekonomike, për të forcuar edhe më tej sundimin e ligjit dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e saj”, të cilat ai i përshkruar si gurëthemel i “stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik”. Ndër tjerash Tillerson në letër kishte theksuar se stabiliteti dhe paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm me iniciativën e Serbisë nen udhëheqjeje e presidentit Vuçiq.
Së fundmi deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan, John Bolton se SHBA-ja nuk kundërshton korrigjimin territorial nëse rreth tij merren vesh Beogradi e Prishtina, tregon se fuqitë e mëdha për herë të parë respektojnë interesat e Serbisë për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën, gjë që mund të komentohet edhe si ‘dritë jeshile’ për ndarjen e Kosovës.
Me një këndvështrim tjetër, sesa ardhja e Trump-it ndryshojë politikat e SHBA-së ndaj Kosovës mund të shihet edhe nga krahasimi sesa ardhja e Obamës ndikonte në situatat e vendit, pra çfarë përmbushi nga pritjet, e çka jo?