SHBA-ja fut Kosovën në listën e vendeve më të rrezikshme për COVID-19

Kosova është klasifikuar si vend me “rrezik shumë të lartë” të COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u ka rekomanduar shtetasve të vet të shmangin vizitat.
Meksika, Anguilla, Brazili, Kili, Ekuadori, Guajana Franceze, Moldavia, Paraguai, Filipinet, Singapori dhe Saint Vincenti janë vendet që i janë shtuar 116 shteteve të tjera që Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në SHBA i ka vendosur në nivelin e katërt të rrezikut.

Vendet tjera të famshme në këtë listë janë Kanadaja, Italia dhe Fixhi.
Shtetet e mëdha konsiderohen me rrezik shumë të lartë për COVID-19 kur raportojnë më shumë se 500 raste të reja për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit. Përditësimi i listave bëhet çdo javë.

“Shmangni udhëtimet në këto destinacione”, thotë agjencia për këto shtete. “Nëse ju duhet të udhëtoni patjetër, siguroheni të jeni tërësisht të vaksinuar para arritjes”.
Javëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar mijëra raste të reja. Disa ditë më parë vendi regjistroi mbi 4000 raste të reja ditore, si shifrën rekorde që nga fillimi i pandemisë.