SHBA gati për vaksinën e COVID/ Ja kush e marrin të parët

50 shtetet amerikane po përgatiten për shpërndarjen e një vaksine të mundshme të koronavirusit, nga fundi i muajit tetor.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik që të marrin masat në përmbushjen e këtij plani ndërsa vaksinat do të shpërndahen fillimisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor, sigurimit kombëtar dhe banorët e stafin e azileve.

Kritikët shprehen se koha e zhvillimit të një vaksine ka marrë rëndësi politike pasi Presidenti Donald Trump kërkon rizgjedhjen më 3 nëntor. Ndërsa rivali i tij politik, Joe Biden e ka sulmuar ashpër kreun e shtëpisë së bardhë se nuk ka asnjë strategji reale për të luftuar sëmundjen apo për të hapur shkollat.