SHBA dyfishon shpërblimin për kapjen e liderit të ri të SHI-së

Autoritetet në SHBA kumtuan se kanë dyfishuar shpërblimin në 10 milionë dollarë amerikanë për çfarëdo lloj informatash që mundësojnë arrestimin e liderit të ri të SHI-së.

Amir Mohamed Said Abdel Rahman al-Maula trashëgoi themeluesin e SHI-së, Abu Bakër al-Bagdadi, i cili u vra nga fundi i tetorit gjatë sulmit amerikan në Siri. Sipas Departamentit të Shtetit, ai ishte përgjegjës për rrëmbime, vrasje dhe tregti me pjesëtarë të pakicës religjioze Jazidi në Iraku veriperëndimor.

Në mars, Uashingtoni kyçi shefin e ri të SHI-së në “listën e zezë” të “terroristëve ndërkombëtarë”.

Disa shërbime zbuluese perëndimore arritën ta identifikojnë Maulan, i cili është një nga ideologët kryesorë të SHI-së, si lider të vërtetë të ri të grupit xhihadist. Disa analistë dyshojnë në ekzistimin e tij, lajmëruan mediumet perëndimore.