Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator, u thanë zyrtarët mediave amerikane.
Ky afat do të përkojë edhe me 20 vjetorin e su*lmeve te*rroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit në SHBA në 2001.
Presidenti Biden kishte deklaruar më parë se afati i 1 majit do të ishte i vështirë për t’u përmbushur.
Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s kanë thënë se talebanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të zvogëluar dhu*nën.
Ata janë paralajmëruar se nëse su*lmojnë trupat amerikane gjatë fazës së tërheqjes, ata “do të marrin një përgjigje të fuqishme”, tha një zyrtar i lartë i administratës i cili po informonte gazetarët.
Biden kishte vendosur që një tërheqje e nxituar që do të vinte në rre*zik forcat amerikane nuk ishte një opsion i zbatueshëm, shtoi zyrtari.
Në të njëjtën kohë, SHBA përcaktoi se tani ishte koha për të përmbyllur konfl8iktin 20-vjeçar në Afganistan.
Vendimi për tërheqjen e trupave pritet të publikohet sot nga vetë presidenti Biden.
Një vendim i tillë erdhi edhe nga fakti se talebanët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në samitin e mundësuar nga Amerika më 16 prill, nëse më parë nuk largohen trupat e huaja nga Afganistani.