SHBA, 53 mijë viktima nga COVID-19, 2 494 në 24 orët e fundit

Me 2 494 të vdekur të tjerë në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri, bilanci ditor në SHBA është regjistruar në rritje, njoftoi sot Universiteti Johns Hopkins.

Vendi, më i prekuri nga pandemia e COVID-1, numëron në total 53 511 të vdekur dhe ka regjistruar 936 293 të infektuar të konfirmuar që prej shfaqjes së sëmundjes, sipas numërimit të Universitetit të Baltimores.

Të premten, bilanci i të vdekurve, prej 1 258, ishte më i ulëti në rreth tre javë.