SHBA, 276 të burgosur në burgun e Çikagos me COVID-19


Numri i të burgosurve të infektuar me koronavirus në burgun Cook County në Çikago të Illinoisit, SHBA, u rrit sot në 276 ndërsa 25 të burgosur të tjerë rezultuan pozitivë).
Nga të gjithë të burgosurit, 21 janë shtruar në spital, 36 janë transferuar për shërim, ndërsa një ka vdekur nga komplikimet “e dukshme”, citoi CNN të ketë thënë Zyra e Sherifit të Qarkut.

Ndërkohë, të paktën 172 punonjës të zyrës së qarkut kanë rezultuar gjithashtu pozitiv, shumica e të cilëve punonin si zëvendës edukatorë në burg.
Zyra tha se do të vazhdojë të zvogëlojë numrin e të burgosurve në burgje dhe që nga 9 marsi, 1,247 të arrestuar janë liruar.

Një gjykatës federal, megjithatë, mohoi një mocion për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve për shkaqe mjekësore për të parandaluar përhapjen e virusit.
Sipas Sherif Thomas Dart, një objekt mobil i testimit me kapacitet prej 100 testesh në ditë do të vendoset në ambientet e burgut.

Zyrtarët e burgut thanë se të gjithë të burgosurit ishin vendosur nga një nëpër qeli si pjesë e masave për distancën në shoqëri, duke shtuar se në dispozicion kanë 500 shtretër për karantinë dhe ambiente të kujdesit për të dënuarit.

Pas njoftimit të rastit të parë të infeksionit në fund të marsit, Byroja Federale e Burgjeve regjistroi 284 të burgosur të infektuar dhe 8 vdekje nga mëngjesi i së enjtes.
Përhapja e koronavirusit në burgjet e SHBA-së vazhdon në Kaliforni, Teksas dhe Kansas.
Rreth 500 të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar në Illinois deri më tani.

SHBA ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në të gjithë botën, me rreth 466.300, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në Maryland. Janë regjistruar afro 17.000 vdekje ndërsa më shumë se 26.500 njerëz janë shëruar.

Në mbarë botën janë infektuar mbi 1.6 milionë njerëz që pas shfaqjes së koronavirusit për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar.