Sharroi hekurat, shqiptari arratiset nga burgu italian natën e Vitit të Ri

KronikëSharroi hekurat, shqiptari arratiset nga burgu italian natën e Vitit të Ri
Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU << Publikuar në : 18:08 - 01/01/22 | Një shqiptar që po vuante dënimin në burgun e Vercellit në Itali është arratisur natën e ndërrimit të viteve. Agjencia italiane e lajmeve Ansa shkruan se shqiptari ndodhej në burg për grabitje. Ai u ul me çarçafë nga kati i katërt, ku kishte qelinë, pasi kishte sharruar hekurat, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Autoritetet italiane kanë vendosur pika kontrolli në të gjithë Piemonten. Për hetimet është ngarkuar Skuadra Lëvizëse e Komisariatit të Policisë Vercelli. Sipas asaj që mësohet, personi në arrati është një grabitës i rrezikshëm, përgjegjës për grabitjet me dhunë në vila./Opinion.al