Sharon Stone thirrje amerikanëve ta ndëshkojnë Trumpin: Familjarët e mi po luf*tojnë për jetë, s’ka teste, po gënjeni

Sharon Stone u ka kërkuar amerikanëve që të mos votojnë për Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit. Duke e quajtur “vr*asës” ylli i Hollywoodit ka kërkuar të votohet Joe Biden dhe Kamala Harris.
‘Me gratë në pushtet ne do të luf*tojmë për familjet tona. Do të luf*tojmë që njerëzit të jetojnë, do të luf*tojmë që njerëzit të testohen” theksoi ajo.
‘Sepse të vetmet vende që po kanë sukses kundër COVID janë ato që kanë gra lidere. Ju lutem votoni. Dhe ju lutem çfarëdo që të bëni, mos votoni për një vra*sës” theksoi ylli i ‘Total Recall”.

Stone u tha fansave se motra e saj Kelly është diagnostikuar me koronavirus.
“Motra ime Kelly, e cila ka lupus tani ka edhe COVID-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju që nuk ka mbajtur maskë e bëri këtë” shkroi ylli i Hollyëoodit, teksa bëri publike disa foto nga dhoma e spitalit të motrës së saj.

“Ajo nuk pati një sistem shëndetësor mbështetës. I vetmi vend ku shkoi ishte farmacia”, shkroi Stone.
“Ju lutemi ndizni qirinj për motrën time Kelly dhe burrin e saj mikun tim të dashur Bruce” tha aktorja në postimin e saj.