Shaqiri: Shpresoj që SASHK-u të dal me vendim për ndërprerje të grevës

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri shpreson që sot antëtarsia e SASHK-u do të pranoj konkluzionin e Qeverisë për rritje të pagave për 10 %, në kopshte dhe arsim, shkruan Alsat.

Shaqiri pret vendim për ndërprerje të grevës në ndërkohë të vazhdoj dialogu social për kërkesat tjera të sindikatës.

“Shpresoj dhe duhet të ketë një vendim në favor të fëmijëve. Pres që do të ketë mësim dhe do të vazhdojmë me negociatat, megjithëse nuk pajtohemi me një pikë të caktuar. Nëse SASHK vendos sërish për grevë, ne si ministri do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për mënyrën e realizimit të mësimit. Të dhënat për gjendjen reale do të mblidhen gjatë ditës së nesërme, do të shohim pas të martës si do të veprojmë. Por e them përsëri, shpresoj se do të kemi një vendim pozitiv për mësimin e fëmijëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Do të mund të negociojmë edhe më tutje për çështje të tjera”, tha mes tjerash ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.