Në vendin tonë do të hapet një fabrikë e re me teknologji moderne për makinat elektrike, kjo është e mirë për ekonominë, por edhe për sistemin arsimor dhe për të rinjtë. Sepse në të ardhmen do të jetë një vend ku disa nga nxënësit e shkollave të mesme profesionale nga rajoni i Pollogut dhe studentët e fakulteteve teknike do të mund të përmirësojnë njohuritë e tyre praktike dhe do të kenë mundësinë të jenë pjesë e ekipit që do të pushtojë botë përmes prodhimit të automjeteve moderne elektrike.
Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në vendosjen e gurthemelit të sotëm për ndërtimin e fabrikës “e.Go” në zonën e lirë ekonomike në Tetovë, e cila do të merret me prodhimin e makinave elektrike. Bëhet fjalë për një investim prej 130 milionë eurosh që do të mundësojë 900 vende pune direkte, por edhe 3000 vende pune indirekte në kompanitë vendore që do të bashkëpunojnë me investitorin.
Shaqiri tha se çdo kompani në vend që shpreh interes për të qenë pjesë e sistemit të arsimit dual është e rëndësishme dhe kontribuon në përgatitjen më të mirë, të të rinjve për hyrje në tregun e punës, por kompanitë të tilla të mëdha janë veçanërisht të rëndësishme, edhe për mundësinë e pranimit të një numri të dukshëm të madh studentësh në praktikë dhe përgatitja e tyre direkt për në vendin e punës përmes aplikimit të teknologjisë më moderne në një fushë jashtëzakonisht interesante dhe me potencial të madh zhvillimi.