Xherdan Shaqiri ka folur edhe njëherë për humbjen e Zvicrës nga Suedia.Zvicra e shqiptarëve u mposht nga Suedia në 1/8 të finales në Kupën e Botës, derisa Shaqiri nuk e ka fshehur zhgënjimin rreth këtij eliminimi.
Shaqiri duke folur për gazetën e njohur suedeze Aftonbladet, tha se Suedia ishte me fat dhe se Zvicra ishte ekipi më i mirë.Shaqiri duke folur për Blick tha se është shumë i zhgënjyer, ashtu si të gjithë lojtarët e Zvicrës, përcjell Insporti“Ata luajtën me fizikun e tyre, dhe lëshoheshin në kundërsulme. Goli ishte krejtësisht fat.
Goditja ishte devijuar. Ata u kthyen në mbrojtje, dhe ne tentuam deri në fund. Ne donim të shkonim në çerekfinale, kjo do të ishte historike”, tha Shaqiri.
“Të gjithë në zhveshtore ishin të zhgënyjer dhe të pikëlluar. Shpresoj se do të kthehemi në kampionatin evropian pas dy viteve”, shtoi ai.
Futbollisti kosovar gjithashtu zbuloi se çfarë tha trajneri Vladimir Petkovic pas humbjes.“Trajneri është krenar që ne kemi bërë shumë njerëz krenarë në Zvicër gjatë turneut”, tha Shaqiri.Në fund, ai foli për të ardhmen e tij, ku ritheksoi se dëshiron të mbetet në Premierligë.
“Dua të vazhdoj të punoj në nivle të larta. Dëshiroj të vazhdoj në Premierligën angleze”, potencoi Shaqiri, duke shtuar se “së shpejti do të ketë lajme” rreth të ardhmes së tij.