Shaqiri: “Objekte shkollore në Jabolçisht dhe në Komunën e Çashkës”


Ministri i Arsimit dhe Shkences Jeton Shaqiri ka njoftuar se do të sigurojne kushte të përshtatshme edhe për shkollimin e fëmijëve nga Jabollçishti dhe Jabolçishti i Poshtëm në Komunën e Çashkës!

Shaqiri njofton: “Të dy vendbanimet do të bëhen me objekte shkollore të cilat do t’i plotësojnë standardet për mësimdhënie bashkëkohore. Shkolla “Liria” në Jabolçishtë do të rikonstruktohet tërësisht, ndërsa objekti rajonal në Jabolçishtë të Poshtme do të përmirësohet dhe zgjerohet, në mënyrë që mësimi të realizohet nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, ku të rinjtë arsimin fillor do ta përfundojnë në vendlindje.

Procedura për zgjedhjen e kompanisë ndërtimore e cila do t’i realizojë këto dy investime kapitale në vlerë prej rreth 13 milionë denarë është në rrjedhë. Ankandi elektronik përfundoi pas të cilit do të vijojë përzgjedhja e ofertuesit më të favorshëm. Aktivitetet në terren do të fillojnë së shpejti dhe duhet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës, si një nga faktorët më të rëndësishëm nga i cili varet cilësia e procesit arsimor.”