Shaqiri: Nga shtatori nxënësit e Çashkës do të mësojnë në gjuhën shqipe

SHAQIRI SIGURON SE DO TË MBAJ PREMTIMIN

72 nxënësit shqiptar të çashkës që me vite ndjekin mësimin në gjuhën maqedone nga shtatori do të mësojnë në gjuhen shqipe, kështu premtoi Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. Ai njoftoi se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet.

Mbrenda shtatorit unë si ministër ju premtoj se do të bëjë çmos, do shkoj do të takoj prindërit. Nga shtatori premtoj se do të fillojnë nxënësit të mësojnë shqip.

Ditë më parë prindërit e 72 nxënësve mbledhën nënshkrime për të disatën here dhe i dërguan deri tek Komuna e Çashkës me shprese se çështja e hapjes së paraleles në gjuhen shqipe në Çashkë do të realizohet një ditë.