Shaqiri në Tetovë: Shkolla e Mesme Profesionale „Mosha Pijade” është zgjedhje e mirë për semi-maturantët e rajonit të Pollogut

Mosha Piade është transformuar në Qendër Rajonale të Arsimit Profesional dhe është një nga tre qendrat e këtilla në vend që kemi themeluar gjatë periudhës së kaluar dhe që kanë ofruar 8 kualifikime të reja që kompanitë realisht i kërkojnë. Kjo shkollë është zgjedhje e mirë për nxënësit e ardhshëm të rajonit të Pollogut, sepse ofron mësim cilësor, gjegjësisht realizon konceptin e arsimit dual përmes të cilit nxënësit fitojnë shkathtësi dhe kompetenca të nevojshme që i bëjnë konkurrues në tregun e punës.

Kjo është porosia që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, J’ua dërgoi semi-maturantëve nga Tetova dhe rrethina, gjatë vizitës së sotme në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim „Mosha Pijade” ndërsa në prag të regjistrimeve në arsimin e mesëm që fillojnë më 20 qershor.

“E ardhmja është në arsimin e mesëm profesional. Këtë e kërkon tregu i punës dhe ofron probabilitet më të lartë për suksese të mëtejshme në nivel personal dhe profesional. Nxënësit marrin më shumë trajnim praktik dhe mësojnë përmes punës, në llogari të mësimdhënies teorike, që do të thotë përgatitje vërtet cilësore për t’iu përgjigjur sfidave të punës”, theksoi ministri Shaqiri.

Ai gjithashtu informoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë viti do të mbështesë nxënësit të cilët do të zgjedhin arsimin profesional duke ndarë rreth 1500 bursa për të gjitha ata të cilët do vendosin të jenë pjesë e paraleleve duale dhe kuptohet i plotësojnë kushtet e konkurrimit.