Shaqiri: Mbi 700 bashkëpunëtorë profesional janë trajnuar për ndihmë dhe mbështetje psikosociale për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Mirëqenia e nxënësve dhe mjedisi i sigurt janë parakusht për zhvillim për arritjen të rezultateve të mira shkollore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, zhvilloi Program për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në shkollat ​​fillore dhe të mesme, për përforcimin e kapacitetetve të bashkëpunëtorëve profesional për punë me nxënësit për avansmin e shëndetit të tyre mendor dhe për të ofruar mbështetje psikosociale, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e 12-të të grupit punues sektorial “Arsim, Punësim dhe Politikë Socoiale”.
Duke shpjeguar se për këtë program janë trajnuar rreth 700 profesionistë të shkollave fillore dhe të mesme të shëndetit mendor , ministri Shaqiri theksoi se rrjeti i partnerëve profesionistë tanimë do të merrë rol udhëheqës në nivel të shkollës në përballjen me sfidat në këtë periudhë.
Në arsimin e mesëm profesional, reforma duhet të rezultojë në gatishmërinë e të rinjve pas maturës për t’u bashkuar mënjëherë të futen në tregun e punës ose për të vazhduar me sukses në arsimin e lartë. Përmes themelimit të Qendrave Rajonale për Arsim dhe trajnim Profesional, qëllimi është reagim i mënjëhershëm ndaj aftësive të reja dhe rikthim i shpejtë në punë i të rriturve si dhe modulim efikas i programeve për arsimin profesional dhe zgjerimin me nivele më të larta të kualifikimeve. Koncepti për themelimin e qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional është miratuar në prill të vitit 2022, mbi bazën e të cilit u miratua edhe Koncepti për arsimin e mesëm të të rriturve.
Në fushën e legjislacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka harmonizur tekstet për Ligjet e reja për Arsimin e të Rriturve dhe Arsimin dhe Trajnimin Profesional, dhe për Ligjin për Arsimin e Mesëm, në rrjedh është procedurë e harmonizimit të versionit përfundimtar të tekstit të Ligjit me institucionet e tjera.

Në Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm definohet këshillimi për karrierë dhe këshilltarin për karrierë si kategori më vete. Me themelimin e Qendrave për Karrier dhe vendosjen sistematike të këshilltarëve për karrierë, mund të arrihen rezultate të pritura për drejtimin korrekt të nxënësve gjatë zgjedhjes së karrierës së ardhshme dhe në përputhje me ofertën dhe kërkesën e tregut të punës”, potencoi Ministri Shaqiri, duke shtuar se sistemi i ndjekes së maturantëve pas përfundimit të arsimit formal është krijuar tanimë dhe do të funksionojë në bazë të të dhënave të cilat do t’i dorëzojnë nxënësitë pasi të diplomojnë, si dhe vetë punëdhënësit.
Në portalin anketi.mon.gov.mk, çdo maturant do të mund të ketë qasje thjesht duke u kyçur, të sënoj informacione hyrëse për veten dhe arsimin e mesëm profesional dhe më pas të plotësojë tre pyetësorë. Procesi do të marrë kohë nxënësve njëkohësisht edhe punëdhënësve, ndërsa për ne është i një rëndësie të madhe, për shkak se të dhënat e mbledhura do të jenë bazë për krijimin e politikave të ardhshme arsimore në fushën e arsimit të mesëm profesional”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.