Shaqiri: “MASH do të pranojë heqjen e maskave në shkolla nëse rekomandohet nga KSI”

Kur Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të rekomandojë që nxënësit të mos mbajnë maska ​​mbrojtëse në shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta pranojë.
Unë mund të kërkoj, mirëpo faktori që vendos është Komisioni për Sëmundje ngjitëse tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Shaqiri tha se Komisioni ka bërë së fundmi rekomandime për lehtësimin e disa masave. Për mua faktor shumë i rëndësishëm është skrining testimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimme Komisionin për Sëmundje Infektive, i cili rezultoi se masat për tu mbrojtur nga Kovid -19 respektohen nga ana e fëmijëve, pasiqë një numër shumë i vogël i fëmijëve rezultuan pozitiv në këtë testim./KlanMacedonia/