Shaqiri: Gjimnazi i Strugës “Dr.Ibrahim Temo” bëhet me teren sportiv tëri, vazhdojnë investimet në infrastrukturën arsimore

Vazhdojnë investimet në infrastrukturën arsimore drejtë përmirësimit të kushteve për edukim dhe aktivitete sportive tek fëmijët dhe të rinjët. Sot në mënyr solemne u hap tereni sportiv i ri e në gjimnazin e Strugës “Dr.Ibrahim Temo” në Strugë, ku nxënësit e shkollave të mesme do të bëhen me objekt sportiv bashkëkohor ku do t`i realizojnë orët e edukatës fizike dhe ku të mund të organizohen edhe aktivitetet e tjera recreative, futboll, henboll basketboll dhe volejboll.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko edhe drejtoreshën e Gjimnazit “Dr Ibrahim Temo” Besime Junuzi. Investimi është financuar nga nga bllok-dotacionet që merr shkolla në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe Ministrinë përkatëse. Ministri Shaqiri i dëshiroi nxënësve të vazhdojnë që ta shfrytëzojnë në mënyrë aktive terenin sportiv dhe të arrijnë rezultate të larta sportive.

Gjithashtu, sot u ndanë mirënjohje dhe çmime nxënësve për esetë më të mira me temë “Shkolla, shtëpia ime e dytë”.