Shaqiri: “Arsimi dual është çelësi për lidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës”

Përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për Evropën Juglindore sot në konferencën në Shkup prezantuan rezultatet e hulumtimit që OECD me mbështetjen e Zvicrës dhe Austrisë e ka zbatuar në periudhën e kaluar, me qëllim të zbulimit të arsyeve për migrimin e popullsisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve më të zhvilluara dhe kanë propozuar rekomandime konkrete se si të parandalohet ose reduktohet ky trend .Në kuadër të konferencës u organizuan edhe disa panel diskutime, në të cilat mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Duke shprehur mirënjohjen për realizuesit e hulumtimit, të cilët janë partnerë afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës të angazhimeve të qeverisë për përmirësimin e standardeve dhe cilësisë në të gjitha sferat dhe segmentet, ministri Shaqiri theksoi se në fushën e arsimit tashmë janë duke u realizuar disa ndryshime dhe aktivitete të mëdha të cilat korrespondojnë me disa nga rekomandimet e dhëna në raport.

„ Ne kemi plan për të reformuar sistemin arsimor,për të krijuar kuadër më të përgatitur në të ardhmen. Veprojmë në tre aspekte përmirësimi i infrastrukturës, prokurimi i plan-programeve mësimore të reja dhe teksteve shkollore dhe ngritja e motivimit të punës së kuadrit mësimdhënës. Është vendimtare lidhja e arsimit me tregun e punës dhe mendoj se aktiviteti më i rëndësishëm në atë pjesë është pranimi i konceptit të arsimit dual. Sepse ky koncept përfshin edhe kompanitë në edukimin e nxënësve që trajnohen drejtpërdrejt në vendin e punës dhe kjo nga njëra anë mundëson përgatitjen më të mirë të tyre me shkathtësi praktike, dhe nga ana tjetër kompanitë marrin fuqi punëtore potenciale të gatshme për përfshirje në proceset e punës menjëherë pas diplomimit, tha Shaqiri.

Ministri theksoi se krahas aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, institucionet e mbështesin edhe arsimimin e të rinjve edhe jashtë kufijve të vendit të tyre, duke ndarë bursa për të studiuar në universitetet më të mira botërore, përmes mundësive të cilat i sigurojnë marrëveshjet dypalëshe me vende të tjera, si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në programet e arsimit dhe shkencës të BE-së – Erazmus dhe Horizont.

„ Pritshmëritë tona janë njohuritë dhe përvoja e fituar,të rinjtë ta zbatojnë atë në vendin e tyre, për t’iu përgjigjur për mundësitë e dhëna dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij, për një ardhmëri më të mirë per ta dhe për hir të së ardhmes së fëmijëve të tyre këtu, theksoi Shaqiri, , duke shtuar se po tregohet kujdes edhe për qytetarët e moshuar të mund të trajnohen, të kualifikohen ose rikualifikohen ,që të mundë të gjinden më të lehtë në tregun e punës.

Mund të siguroj se të gjithë ne që jemi drejtues të institucioneve të sistemit, kemi vullnet të fortë për të bërë ndryshimet që të gjithë duam t’i shohim dhe të mbetemi të përkushtuar dhe të koordinuar më tej. Do të vazhdojmë të ofrojmë mundësi sa më shumë dhe më të mira për të rinjtë dhe në përgjithësi për të gjithë qytetarët që të motivohen për të qëndruar në shoqërinë që i përkasin, tha ministri.

Raporti i OECD u prezantua nga përfaqësuesja e organizatës për Evropën Juglindore, Anita Richter, dhe iu drejtuan edhe ambasadorët e Zvicrës dhe Austrisë në Shkup, Veronik Ulman dhe Xhorxh Vucas dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bitiqi, ndërsa në panel diskutime morën pjesë edhe disa ekspertë të tjerë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.