Shaqir Fetai e ndalon myftiun e Tetovës, Qani Nesimin që të merr pjesë në manifestimin dedikuar Rifat Jasharit!?


Sot komuna e Tetovës i ndau titullin qytetarë nderi anëtarit të familjes Jashari, z.Rifat Jashari për kontributin e famijles së tij për popullin Shqiptarë. Në mesin e shumë personaliteteve të ftuara ishin Lazim Destani, Shpëtim Pollozhani, Nevzat Halili, Jeton Ramadani-djali i heroit kombëtar Agim Ramadani dhe shumë të tjerë.

Ajo që ra në sy ishte mosprania e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë, Qani Nesimi i cili edhe pse ishte ftuar nga komuna e Tetovës kishte zgjedhur të mos merrte pjesë, por të dërgon një përfaqësues nga myftinia e Tetovës. Lind pyetja nëse myftiu nuk mori leje nga Shaqir Fetai që të ishte pjesë e këtij manifestimi kaq të rëndësishëm dhe kështu delegoi dikë në emër të tij.

Ndryshe përfaqësuesit fetarë janë parë të marrin pjesë në manifestime të karaktereve me më pak rëndësi dhe për këtë është i çuditshëm fakti që një prijës fetarë të bëj politikë në emër të një institucioni, siç është Bashkësia Fetare Islame myftinia e Tetovës, e në saje të kësaj të injoroj organizime që tejkalojnë partitë politike./Top24/