Shaqir Fetahu, miku më i afërt i Sulejman Rexhepit! Ky nuk është një shkarkim thjeshtë lojë e tyre!

Skender Buzaku e konteston ushtruesin e detyrës së kryetarit Shaqir Fetahu, duke vlerësuar se “kriminelët që kanë bashkëpunuar me Sulejman Rexhepin, nuk mund ta pastrojnë BFI-në nga krimi”. Buzaku pretendon se është kryetar legjitim i BFI-së dhe është i bindur se procedurat gjyqësore që janë në vijim tani do të shkojnë më shpejtë.

“E tërë bota e din se vitin e kaluar kishte mbledhje, shkarkim të Sulejman Rexhepit dhe kishte emërim të kryetarit të ri të Bashkësisë Fetare Islame”.

“Prej sot ne mund të shpallim fitore, sepse Sulejman Rexhepi nuk është më palë në kontestin gjyqësor që e kemi ne me të. Në këtë aspekt kjo është një fitore”, deklaroi, Skender Buzaku.

Ai poashtu akuzon Rexhepin për malverzime të shumta me mjete të BFI-së, kurse është i bindur se ai dëshiron të kthehet sërish pas disa muajve