Kompania e shitjeve online “Mercado Libre” njoftoi se po shet një shaminë me të cilën futbollisti argjentinas Lionel Messi fshiu sytë dhe hundën gjatë lamtumirës nga Barcelona.
E njëjta sipas njoftimit shitet për 1 milionë dollarë.
Shitësi shkroi në njoftim se, përveç lotëve, shamia përmban edhe “mbetje nga hunda e argjentinasit”, dhe se me ndihmën e kësaj, dikush mund të klonojë Mesinë.
Reklama tërhoqi shumë interes nga tifozët e futbollit në të gjithë botën, dhe një numër përdoruesish të internetit komentuan me shaka postimin.