Padyshim rastet nuk do ndalen vetëm me ato që kemi parë.
Një tjetër shqiptar ka dhuruar “spektakël” në Londër teksa konfliktohet fillimisht me një shtetas londinez, e më pas pjesë e sherrit bëhet edhe një tjetër person.
Nuk dihen shkaqet e nisjes së sherrit, por duhet thënë se londinezi e ka acaruar keq shqiptarin, i cili nuk i ka kursyer të sharat jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip.
Shqiptari ishte i shoqëruar nga vajza e tij, e cila dëgjohet kur dëshpërimisht gjatë gjithë kohësh thërret, “babi, babi, o ba, stop. Babi please. Hajde ikim o ba”, në mënyrë që të largohen, por shqiptari vazhdon dhe ndjek londinezin rreth e përqark makinave, ndërsa dëgjohet që shan:
“Do të q* ropt. Motherfu*ker.”
Ai mbërthen një tub hekuri për t’i gjuajtur londinezit, por fatmirësisht nuk arriti ta zinte dhe në tentativë për t’i gjuajtur me ç’kishte në dorë shqiptari, padashje prek makinën e një tjetër personi, i cili irritohet dhe përfshihet në sherr.
Ata konfliktohen me grushte dhe shqelma. Në fund shqiptari me vajzën largohen para se policia të vinte, ndërsa londinezi tregon forcën duke i gjuajtur me shkelma makinës së tij.