Shaip Kamberi flet për arsyet që e nxitën ta bëj fjalimin që “dridhi” Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka deklaruar se nuk ka ndonjë pritje nga qeveria e re e Serbisë e cila është votuar të mërkurën në Kuvendin e Serbisë. Ai ka deklaruar se në një qeveri në të cilën janë njerëz si Aleksandër Vulini nuk mund të sjellë asgjë të re derisa ka deklaruar se as qeveria e kaluar nuk ka bërë asgjë për shqiptarët.

“S’ka pritje nga një qeveri e cila u deklarua se do të jetë kontinuitet i të kaluarës. Për katër vjet nuk bëri asgjë për shqiptarët. Madje gjendja është keqësuar. Një qeveri në të cilën janë njerëz si Vulini nuk mund të sjellë asgjë të re” ka thënë Kamberi. Ai ka bërë me dije se as opozita serbe e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e fundit nuk paraqet ndonjë opsion më ndryshe se pushteti lokal. Kamberi ka deklaruar se opozitë në kuvendin serb në katër vjetët e ardhshëm do të jenë vetëm tre deputetë shqiptarë dhe tre boshnjakë.

“Jemi gjashtë tre shqiptarë dhe tre boshnjakë nga SDA. Opozita në Serbi ka bojkotuar zgjedhjet por as ajo nuk ka ndonjë opsion të qartë të bërjes së shkëputjes reale nga politikat e kaluara” është shprehur ai. Ndër të tjera Kamberi ka folur edhe për fjalimin e tij në fuqishëm të mbajtur në parlamentin serb ku ka kritikuar ashpër presidentin kryeparlamentarin dhe kryeministren serbe. Ai ka deklaruar se shteti serb ende po vazhdon t’u bishtnojë marrëveshjeve politike me shqiptarët.

“Për 19 vjet me radhë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së Serbia po iu bishtnon marrëveshjeve politike me shqiptarët kur duhet avancuar të drejtat tona në arsim kulturë informim përdorim zyrtar të gjuhës e shkrimit dhe simboleve kombëtare. Po pasivizon vendbanimet e qytetarëve dhe po ndikon në ndryshimin artificial të strukturës demokratike të popullsisë” është shprehur ai duke shtuar se gjendja jo e mirë e shqiptarëve në këtë shtet e ka shtyrë ta mbajë atë fjalim.

“Ministrat serbë përdorin terminologji fyese kundrejt shqiptarëve. Një revoltë e grumbulluar por jo vetëm me pushtetin e Beogradit dhe me bashkësinë ndërkombëtare e cila po bën sehir për gjithë këtë. Prandaj u dashtë që në vendin e duhur prej nga dëgjohet zëri gjithkund gjërat të emërohen ashtu siç janë” ka deklaruar Kamberi. Ai ka treguar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo kërcënim nga pushteti serb për këtë fjalim.

“Do të ishin të çmendur tërësisht nëse fillojnë kër*cënimet. Mendoj se e kanë të qartë se ajo nuk është rrugë për ta ndaluar zërin tonë. Daçiqi i revoltuar kër*cënoi se mund të më shqiptojë dënim për shkelje të dinjitetit të parlamentit. Le ta bëjë ta dëshmojë intolerancën edhe në atë sallë në të cilën prej 250 vetave vetëm 6 deputetë janë pakicë. Ajo që mund të bëjnë është të më ndalojnë pjesëmarrjen në disa seanca. Por jam i bindur se nuk kanë hapësirë të shkojnë në atë ekstrem” ka thënë Kamberi. Të mërkurën ditën që është votuar Qeveria e re e Serbisë, Kamberi në Kuvendin e Serbisë kishte kritikuar pushtetin serb. Sipas tij pushteti aktual nuk dallon shumë nga ai i Mollosheviqit.

“Ndryshe nga kryeministrja parlamenti është i ri. I veçantë. Se opozita e vetme parlamentare është grupi i deputetëve të Luginës së Bashkuar dhe SDA-Sanxhakut. Kush do ta kishte menduar se një ditë, opozitën parlamentare në Serbi do ta përfaqësonin vetëm deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe boshnjakët e Sanxhakut? Një opozitë me 6 deputetë prej 250. Trishtuese. Një parlament të tillë nuk e prodhoi as Sllobodan Millosheviqi. Po ja që z. Vuçiqi dhe z. Daçiqi po dëshmohen më efikas se baballarët e tyre ideopolitikë” kishte thënë Kamberi në fjalimin e tij.
Gjithashtu në fjalimin e tij ai ka përmendur edhe kri*met që Serbia i ka kryer gjatë lu*ftës në Kosovë.

“Nga një Serbi ku shteti mbron Ljubisha Dikoviqin dhe Bozhidar Deliqin si të pritet njohja e krimeve të lu*ftës ndaj civilëve në Reçak Mejë Korenicë Qyshk etj? Por ja që sot na thuhet se po themelohet një qeveri progresive. Më demokratikja e historisë së Serbisë. Meqë qenka kështu ftoj kreun e kësaj qeverie zonjën Bërnabiq për një vizitë të përbashkët. Meqë nuk e pashë në ekspozitën e pardjeshme të fotografive të kri*meve të lu*ftës në Kosovë vetëm disa qindra metra larg nga kjo sallë ftoj zonjën Bërnabiq që ta vizitojmë nesër bashkërisht Batajnicën ku në varreza masive gjenden vik*tima civile që i cilësoni edhe sot si shtetas tuaj” ka thënë ai duke e ftuar kryeministren Bërnabiq të dallojë nga shefat e saj.