Shahpaska – Luçiq: Arsimi për romët është parakusht për integrimin e plotë

Në kuadër të takimit të dytë ministror për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimore, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska kishte takim dypalësh me Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnjë e Hercegovinës Milosh Luçiq.
Të dy ministrat shkëmbyen përvoja në pjesën e procesit të integrimit të romëve, por gjithashtu diskutuan çështje të tjera brenda kompetencës së tyre, siç janë barazia gjinore, por edhe lu*fta kundër dhu*nës ndaj grave dhe dhu*nës në familje.

Shahpaska, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e theksoi përparimin që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka bërë në procesin e integrimit të romëve, por edhe informoi për mbështetjen që u jep të gjitha kategorive të cenueshme të qytetarëve përmes sistemit të mbrojtjes sociale.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka investuar shumë në procesin e përfshirjes së romëve në arsim, nga parashkollori deri te arsimi i lartë. Çdo vit 400 fëmijë romë ndjekin kopshtin falas, sigurojmë 700 bursa për nxënës dhe studentë. Dhe kjo jep rezultate.

Kjo është arsyeja pse sot kemi gjithnjë e më shumë romë që janë në pozita menaxheriale si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, theksoi Shahpaska.
Ajo shtoi se po punohet intensivisht edhe në strehimin social, i cili parashikon ndërtimin e apartamenteve, por gjithashtu rinovimin dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese.
Ministri Luçiq u pajtua se arsimi është një parakusht për integrimin e plotë të romëve dhe tha se në të duhet të punohet intensivisht.

Ai theksoi se Bosnja e Hercegovina ka bërë përparim të rëndësishëm në fushën e strehimit social për romët, por që duhet të punohet edhe në politikat për punësim të romëve.
Të dy ministrat diskutuan për sfidat me të cilat u përballen dy vendet shkaktuar nga pandemia Kovid-19 dhe i ndanë përvojat se si të sigurohet mbështetje për kategoritë më të prekshme të qytetarëve.

Në pjesën e lu*ftës kundër dhu*nës ndaj grave dhe dhu*nës në familje, Ministri Luçiq theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull pozitiv që e ndjek Bosnje e Hercegovina.
Ministrja Shahpaska theksoi se dy ligjet kryesore – Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligji për Mbrojtjen nga Dhu*na ndaj Grave dhe Dhu*na në Familje – u miratuan me mbështetjen e opozitës, që është shumë e rëndësishme për zbatimin e tyre të plotë.