Shahpaska: Ka vende të lira në çerdhe, nënat duhet të kthehen në punë

Qeveria nuk lëshon pe. Mbetet në qëndrimin se edhe nënat që kanë fëmijë deri në 6 vjeç duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska tha se në çerdhet e vendit ka hapësirë prandaj nuk ka bazë kërkesa e nënave që pushimi i prolonguar i lindjes të vazhdojë deri me 31 dhjetor.

Me hapjen e çerdheve, përfundon nevoja e të qëndruarit në shtëpi për momentin kur ka se kush kujdeset për fëmijët, dhe kur themi këtë e themi se janë siguruar gjitha parakushtet për përkujdesje si duhet dhe të sigurt në pajtim me protokollet fëmijët duhet të vinë në çerdhe. Hapësirë ka”-tha Jagoda Shahpaska. Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Shahpaska nuk komentoi kërkesën kryesore të nënave që kanë fëmijë nën gjashtë vjeç, për atë se, çfarë do të ndodh me rrogën dhe kush duhet ta mbulojë atë, në rast të infektimit të fëmijës, siç ndodhi në çerdhen e Manastirit, ku që javën e parë, të sëmurë rezultuan pesë fëmijë ndërsa katër edukatore, përfunduan në izolim.

Ndërkaq në çerdhen në Manastir ku rastet e para të infektimit me kovid 19 u shfaqen vetëm tre ditë pasi filloi me punë ky institucion, ditë më parë është shfaqur edhe rasti i dytë i infektimit me virusin korona. Bëhet fjalë për një edukatore që ka rezultuar pozitive me virusin korona, ndërsa për pasojë, në izolim shtëpiak, kanë shkuar edhe 13 fëmijë që ishin nën përkujdesjen e kësaj edukatoreje./Bashkim Sulejmani