Shahpaska: Gjendja në kopshtet për fëmijë është stabile

Gjendja në kopshtet për fëmijë, lidhur me pandeminë e shkaktuar nga korona virusi, është stabile. Gjatë periudhës së kaluar është vërejtur vetëm një rast i ri pozitiv nga të punësuarit, ndërsa fëmijë pozitivë, të përkujdesur në kopshte, nuk ka, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Në pajtim me këtë, ajo paralajmëroi se nëse gjendja epidemiologjike edhe më tej është stabile, mund të mendohet për rritjen e kapacitetit të kopshteve për fëmijë, respektivisht heqjen e protokolleve.
“Me kujdes shkojmë në tërë këtë proces, pasi bëhet fjalë për më të rinjtë dhe do të bëjmë vlerësim se kur mund t’i hapim grupet tërësisht, si gjatë periudhës së kaluar”, tha mes tjerash ministrja Shahpaska, pas hapjes së kopshtit të ri për fëmijë në Shuto Orizarë.

Ajo shtoi se shkojmë me kudjes dhe në pajtim me gjendjen epidemiologjike dhe mendimin e personave kompetentë profesional në Komisionin për sëmundje infektive, do të shihet nëse dhe kur tërësisht do të hapen.