Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska në TV24, theksoi se në procedurë parlamentare janë 4 Ligje. Ligji për marrëdhëniet e Punës, Ligji për Kujdesin Shëndetësor, Ligji për Punonjësit e Administratës Publike dhe Ligji për Punonjësit në Arsimin e Lartë.
Ministrja Shahpaska thotë se këto katër Ligje janë pjesë e ligjeve që parashikojnë pensionin me 64 vjet.
“Janë 4 ligje në procedurën parlamentare. Të gjitha këto ligje parashikojnë daljen në pension me 64 vjet dhe 15 vjet të shërbimit. Ky është kushti themelor pensionin. Jo për gratë me 62, por për të gjithë me 64 vjet. Këto katër Ligje u propozuan nga deputetët koordinuar me ne”, tha Shahpaska.