Shahpaska apelon që deputetët ta miratojnë vendimin ligjor që dita e diel të jetë ditë jo pune

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u bëri thirrje deputetëve sa më shpejtë që është e mundur të sjellim vendim ligjor që dita e diel të jetë ditë jo pune, që do të duhej të zbatohet nga 1 tetori, në mënyrë që, siç tha, të punësuarve t’u mundësohet balancë midis jetës profesionale dhe private.
Ajo informoi se sot në lexim të dytë për amendamentet e këtij vendimi ligjor debaton Komisioni për punë dhe politikë sociale.

Apeloj tek deputetët, sepse punëtorët janë kapitali ynë më i madh njerëzor për t’u kujdesur për t’i mundësuar atyre që të vendosin një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale. Unë besoj se deputetët do ta sjellin së bashku këtë zgjidhje ligjore dhe ajo mund të aplikohet nga 1 tetori, siç është planifikuar”, tha ministrja Shahpaska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Për të filluar vendimi “e dita si ditë jo pune” nga fillimi i muajit të ardhshëm, do të duhet paraprakisht deputetët t’i votojnë ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës. Ndryshime nevojiten edhe në ligjin për Ligjin për tregti, me të cilët do të rregullohet të cilat veprimtari do të jenë përjashtime nga harmonizimi i ditës së diel për ditë të lirë për punëtorët, sa do të jetë mëditja dhe të drejtat e atyre që do të punojnë të dielën, por edhe si kjo çështje do të rregullohet për punën e qendrave tregtare