Shahpanska: Punojmë në metodologji për rritjen e pensioneve


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska shpreson se deri në fund të vitet do të jetë gati metodologjia e re me të cilën pensionet do të rriten bashkë me rritjen e pagës mesatare.

Shahpanska thekson se një nga përfitimet më të mëdha për qytetarët në rrezik social është reforma me të cilën personat e moshuar të cilët nuk marrin pensione dhe shërbime tjera sociale, marrin 6.000 denarë në muaj dhe shtesë prej 1.000 denarëve që mbulojnë shpenzimet për energjinë elektrike.

“Këtë shërbims ocial e përdori rreth 10 mijë persona”, tha Shahpanska.

Ndryshe, më herët edhe kryeministri Zaev theksoi se rritja e pensioneve do të shkojë sipas pagës mesatare në Maqedoni.