Shahpanska: Kthimi në punë është logjik, lehonat dhe nënat e fëmijë deri gjashtë vjeç për nesër paralajmëruan protestë para Qeverisë

Nga e mërkura e ardhshme, gjegjësisht 23 shtatori në punë kthehen prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë. Në pajtim me vendimin e qeverisë në vendet e punës më 23 shtator kthehen edhe të sëmurët kronik me përjashtim të personave, te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe ato me sëmundje malinje, për të cilët është dhënë vërtetim me udhëzim dhe mendime nga mjeku specialit.

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeç paralajmëruan protestë para Qeverisë, kundër vendimit që i detyron ata të përfundojnë pushimin e zgjatur të lehonisë dhe të kthehen në punë. Nënat po kërkojnë ndryshimin e vendimit, pra zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit, siç rekomandoi më parë Komisioni për Sëmundje Infektive.

Reaguan edhe prindërit kryefamiljarë, të cilët përmes shoqatës “Një mundet” theksojnë se me fillimin e gjendjes së jashtëzakonshme, u krijuan masa specifike për grupe të ndryshme, dhe kjo kategori u la jashtë dhe nuk u krijuan asnjë pako të individualizuar të masave për ato. Shumë prindër kryefamiljarë kanë humbur punën, pjesërisht sepse ishin pjesë e tregut joformal të punës, pjesërisht sepse, thonë ata, ata i humbën vendet e tyre të punës për shkak të pandjeshmërisë së sektorit privat dhe mungesës së mirëkuptimit për ata që nuk kanë mundësinë për ruajtjen e fëmijëve.

“Pjesa e tretë do të humbasin vendet e tyre të punës madje tani, këtë herë sepse në seancën e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut mbajtur pikërisht ata që duhet të punojnë dhe të marrin paga nga të gjithë qytetarët e republikës, ata morën një vendim që është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë ‘Të gjithë – lexuar përfshirë prindërit kryefamiljarë, kthehen në punë nga 23 shtator – e mërkurë, edhe pse viti shkollor është vendosur të fillojë në tetor 2020. Nga tetori, viti shkollor do të zhvillohet vetëm fizikisht nga ora 8:30 deri në 10:30”, sipas “Një mundet”

I pakuptimtë është qëndrimi në shtëpi i prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe lehonave pas hapjes së kopshteve, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. “Me vendimin e djeshëm të Qeverisë prindërit e fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare kthehen në punë më 23 shtator. Më 9 shtator filluan të punojnë kopshtet dhe Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror. Ato filluan të punojnë sipas protokollit, i cili qartë i definon kushtet për qëndrim të sigurt të fëmijëve në kopshte dhe i cili e largon rrezikun nga infektimi i Kovid-19 në minimum”, thotë ministrja Shahpaska.

Ajo kumtoi se analizat që i ka bërë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri më 2 shtator, flasin se ka hapësirë për akomodim të 19.000 fëmijëve, ndërsa interesim kanë shprehur vetëm për 14.555 fëmijë. Në kopshte që nga vetë fillimi ka pasur 4.500 vende të lira.

“Prioritet kishin fëmijët e prindërve vetëushqyes dhe atyre, dy prindërit e të cilëve janë të punësuar. Prej këtu, nevoja e këtyre prindërve të mos shkojnë në punë pas hapjes së kopshteve është e pakuptimtë. Dhe për këtë Qeveria qartë e ka definuar vendimin dje, se prindërit e këtyre fëmijëve duhet të kthehen në punë”, theksoi ministrja.

Ministrja konsideron se vazhdimi i pushimit të lindjes e humb kuptimin me hapjen e kopshteve. “Ato prindër janë kujdesur për fëmijët e tyre sepse kopshtet nuk ishin në funksion. Prej këtu në seancën e djeshme qeveritare ishte sjellur vendim që lehonat të cilat më gjatë nga afati i parashikuar ligjor për pushim të lindjes kanë qëndruar në shtëpi të kthehen në punë”, thotë Shahpaska.

Ajo theksoi se shteti duhet të funksionojë dhe sistemi të punojë, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve shëndetësore, grupi më pak i rrezikuar janë fëmijët dhe ato duhet të kthehen në kopsht. Dje u regjistrua rasti i parë i fëmijës së infektuar me koronavirus. Sipas informacioneve nga Ministria, bëhet fjalë për një fëmijë në kopshtin “13 Nëntori” në komunën Qendër në Shkup. Fëmija është në moshë 15 muajshe.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka informacion për fëmijën 15-të muajsh, i cili më 9 shtator vetëm një orë ka qëndruar në kopsht. Ditët tjera prindërit nuk e kanë dërguar. Në pyetjen e të punësuarve në kopsht pse fëmija mungon, kanë marrë informacion se bëhet fjalë nxjerrje të dhëmbëve dhe për atë fëmija mungon në kopsht. Dje më 14 shtator, rreth orës 16:00 kopshti është njoftuar nga ana e prindërve se përkundër gjithë familjes edhe fëmija është pozitiv me Kovid-19 dhe nuk do të shkojë në kopsht”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur nëntë persona, ndërsa janë shëruar 104 pacientë, informoi Ministria e Shëndetësisë. Kanë vde*kur nëntë persona, një pacient nga Kriva Pallanka (52), dy nga Gostivari (60 dhe 62), nga Kumanova (60), nga Velesi (70), dy nga Shkupi (71 dhe 23), dy nga Strumica (29 dhe 44). Tetë prej tyre kanë vdekur në kushte spitali, një paciente nga Strumica ka vdekur gjatë transportit për në Shkup.

Ministria informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1494 testime, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me Kovid-19 në Shkup-50, në Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Berovë -1, Dellçevë-2, Kërçovë-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 15.925, numri i rasteve të shëruara është 13.418, i të vdekurve 661, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 1.846.
Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tetë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 82 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 40 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe pesë nëna pozitivë me Kovid-19, tre fëmijë dhe tre nëna dyshohet se pozitivë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar gjashtë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 33 pacientë. Në respiratorë mekanik janë dy pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 16, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 47 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 149, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Më shumë raste aktive ka në komunat, në Shkup ka në Aerodrom – 86, pastaj në Gazi Babë dhe Karposh nga 74 , Qendër – 72, Çair – 50, Kisela Vodë – 54, Gjorçe Petrov – 26, Butel – 35. Në komunat e tjera ka më pak të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 600 kundërvajtje për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, ndërsa MPB sërish apelon që qytetarët t’i respektojnë masat edhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.