Shabani: Shteti do të sigurojë mjete për nevojat e nxënësve që dalin nga reformat në arsim


Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani tha se për të gjitha nevojat e nxënësve që do të dalin nga reformat në arsim, financiarisht do të përkujdeset shteti.
Me përkrahjen ndërkombëtare edhe financiarisht, ne futemi në reformë. Nxënësit a kanë mjete digjitale, duhet t’i sigurojë shteti për secilin nxënës, nëpër mjet komunës me bllok-dotacione”, tha zv/ministri Shabani.

Shabani theksoi se mjetet do t’i shpërndahen fillimisht komunave, komunave për tu transferuar tek shkollat dhe nxënësit.
Ato mjete plus prej Bankës Botërore, plus donacione tjera ndërkombëtare. Mjete do të sigurohen. Do t’i jepen komunave, kumnat e dijnë sa nxënës kanë, sa shkolla kanë. Do të kuhstojë më pak se sa është investuar në libra, kanë shkuar shumë para te librat dhe efektin e dijmë. Kanë marrë para dhe librat askush nuk i ka parë”, pohoi Shabani.