Shaban Gogaj edhe në rigjykim dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim edhe në rigjykim për veprën penale vrasje nga pakujdesia, raporton Gazeta Sinjali.

Gogaj u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje lidhur me rastin që ndodhi në vitin 2018.

Ndërsa, Isuf Cacaj është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjykata ka bërë rikualifikim e veprës penale nga vrasja e rëndë, siç e cilësonte aktakuza, në vrasje nga pakujdesia.

Ndryshe, pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 e kishte kthyer lëndën në rigjykim.