“Sfidë dhe triumf” për të ngritur vetëdijen tek të gjithë ne!


Intervistë nga Pa Censurë me Arta Rushiti-Fetahu.

1. Ju keni realizuar një skulpturë me materiale recikluese, çfarë do të thotë për ju kjo?!
1. Në momentin që përmendim fjalën reciklim mua dhe gjithesecilin i asocion ngritje e vetëdijes të një tendence për ruajtjen e ambientit dhe për ajër sa më të pastër. Ne fillojmë të nuahasim pastër, kjo është diçka që ka të bëjë posaqërisht me shëndetin tonë. E normalisht shëndeti është primar për faktin e të jetuarit një jetë të mirë.

2. Cili është mesazhi që e jepni?!
2. Përpos mesazhit të vetëdijësimit për ambientin, do të ndalesha dhe të sqaroj pakëz edhe pjesën e konceptit të skulpturës e cila po ashtu bart një mesazh mjaftë të rëndësishëm. Titulli i projektit është Sfidë dhe Triumf. D.m.th sfida nëpër të cilën kemi kaluar dhe momenti i triumfit të njerëzimit civilizimit poashtu shufra gri nga e cila është goditur, mikrobi simbolizon dorëzimin e virusit dhe triumfin e civilizimit. Triumfi i cili ecën përpara duke filluar nga imunizimi i popullatës apo vaksinimi. Koha e pandemisë ka qenë mjaftë e vështirë dhe kjo ka ndikuar shumë në aspektin fizik dhe mendor mendoj. Përballja me vështirësinë më ka bërë të mendoj të krijoj diçka që e identifikon sëmundjen covid-19, por duke u dhënë mesazhin se për të arritur rezultatet drejt përfundimit të kësaj gjendje të jashtëzakondeshme duhet të vazhdohet vaksinimi. Ju mund ta shihni skulpturën është mikrobi i goditur nga një element i cili ka për qëllim të identifikoj vaksionimin.

3. Si ju bën të ndiheni kur po shikoni se kontriboni në ngritjen e vetëdijes për një planet më të gjelbërt?!
3. Është një ndjenjë shumë e mirë të kontribosh në këtë drejtim, sepse mesazhi që ne sjellim ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes njerëzore dhe me ndikimin e saj do të arrijmë një qëllim mjaftë të nevojshëm. Kështu duke u kujdesur për vetveten tonë dhe ambientin në të cilin jetojmë.

4. Sa e vështirë ishte t’a realizoni?!
4. Ne kemi hulumtuar për materialet recikluese duke u munduar t’i përshtatim me konceptin. Nuk ishte aq e lehtë sepse të gjitha ishin në forma të ç’rregullta dhe ne duhet t’i formonim në formën që e kishim menduar për realizimin. Kjo punë ishte mund të them një detaj i vështirë, mund të them se donte kohë për ta realizuar dhe gjithashtu mund. Sepse ne të gjithë e dijmë se hekuri nuk është edhe lehtë për tu formësuar por, duke qenë se Avniu ka një përvojë në organizimin e procesit të punës me hekur edhe materiale të tjera ne e arritëm qëllimin tonë.

5. Cili është plani juaj për të ardhmen!?
5. Mendojmë të vazhdojmë punën pa u ndalur për të dhënë mesazhe vetëdijësuese për realitetin. Gjithashtu t’i shtjellojmë këto tema jo vetëm në skulpturë por edhe në mediume të tjera siç janë video instalacioni, performanca piktura e të tjera…