“Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – Projektet e Gjelbërta”, Halili: “Kjo thirrje synon të inkurajojë nxënësit të gjejnë zgjidhje kreative për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor”

Nga sot ka filluar seria e sesioneve informative në lidhje me “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – Projektet e Gjelbërta”, njpfton Pa Censurë. Këtë e ka bërë të ditur drejtroi i FIZHT, Festim Halili përmes një posimi në Facebook.

Halili tregoi se ekipi i FIZHT sot ka mbajtur një sesion informativ në komunën e Tetovës, në të cilin kanë marrë pjesë shkollat fillore dhe të mesme. Përmes këtij sesioni informativ, të pranishmit patën mundësinë të njihen me sfidën në detaje, mënyrën e aplikimit, si dhe projektet e realizuara me sukses në kuadër të sfidës.

Kjo thirrje synon të inkurajojë nxënësit të gjejnë zgjidhje kreative për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, shtoi Halili më tutje. Projektet hulumtuese duhet të jenë nga fushat e shkencave natyrore dhe teknike./Pa Censurë
Afati i aplikimit është deri më: 2 nëntor 2022, ora 14:00. Në linkun më poshtë mund të shihni më shumë informacione rreth kësaj:
https://fitr.mk/sq/njembedhjete-propozim-projekte-te-parashtruara-per-krijimin-e-laboratoreve-te-prodhimit-fab-labs-2/
Postimi i plotë i Halilit: