Sevilla triumfon për herë të gjashtë në Ligën e Evropës, kësaj radhe ‘viktima’ është Inter

Skuadra spanjolle u konfirmua si eksperte e këtij kompeticioni, duke mposhtur Interin me rezultat 3:2.
Secili nga të dyja ekipet shijuan epërsinë nga një herë në 45 minutat e para.

Romelu Lukaku (5′) realizoi fillimisht nga pika e bardhë, para se Luuk de Jong (12′) të barazonte rezultatin.
Sul*muesi holandez (33′) shënoi sërish me kokë për t’i dhënë epërsinë skuadrës spanjolle, megjithatë Diego Godin (36′) baraspeshoi sërish rezultatin.