Në tetor pritet të nisë edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova”, një shou real që mbledh në një vend persona të famshëm të profileve të ndryshme. Ndonëse janë zbuluar disa detaje, produksioni është tejet i rezervuar në lidhje me shprendarjen e informacionit.
Ani pse informacionet po mbahen të izoluara, në kuadrin e thashethemeve tashmë kanë dalë disa nga emrat e banorëve që do të bëhen pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në këtë kuadër, mes emrave si ai i Enver Petrovci, Fjolla Morina, po flitet edhe ai i humoristit nga Gjakova, Sevdai Radogoshi i njohur si “Qumili./Botapress.info/