Serwer: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë kër*cënimi më i madh për LDK-në

Profesori i Universitetit “John Hopkins” në SHBA Daniel Serwer thotë se ata që e njohin atë si lobist shqiptar “nuk e kanë përgjigjen e duhur”. Serwer tha se ai kurrë nuk ka lobuar për Kosovën ose Shqipërinë. Ai tha se vite më parë e kishte këshilluar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ndërsa tha se do ta kishte bërë të njëjtën edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Nëse do ta bëja, do të duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që e këshillova Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës disa vjet më parë. Do të isha i lumtur të bëja të njëjtën gjë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë por natyrisht që ata nuk pyesin” tha Serwer në një intervistë për mediumin serb në Kosovë “Kosovo Online”.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e tij se Madeleine Albright mund të luajë rol të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Unë sigurisht nuk doja të sugjeroja ndonjë gjë që mund të përcillet si një lajm i rëndësishëm. Madeleine Albright është një figurë e rëndësishme në anën demokratike të ekuacionit politik në Washington dhe ka pikëpamje të forta për Ballkanin. Njerëzit do ta dëgjojnë atë” tha Serwer.