Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bisedë për televizionin sarajevas Face.

“Nuk po shoh shenja se Vuçiqi do ta shfrytëzojë dominimin e tij në skenën politike serbe dhe do ta njohë sovranitetin e Kosovës. Gabimi nga pala amerikane është se po i afrohen, po shoqërohen me të, po ia bëjnë qejfin, duke festuar ndihmën çetnike SHBA -së në Luftën e Dytë Botërore. Ky është një gabim i madh. Administrata e Bidenit nuk do të bënte këso gabimesh”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Hoti, ka ndryshuar mendimin dhe qëndrimin e Kosovës për Mini-Shengenin, vuri në dukje Server.
“Serbia gjithmonë do të ketë një pozitë dominuese në rajon, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht dominim politik. E kam të vështirë ta imagjinoj situatën në të cilën Serbia përsëri dominon Kosovën. Mali i Zi mund të jetë vendi i vetëm ku Serbia mund të ketë ndonjë shpresë për të ndikuar në politikën malazeze, por nuk ka asnjë arsye pse vendet e Ballkanit duhet të heqin dorë nga interesat e tyre. Vuçiqi pse Serbia nuk do të mbizotërojnë kurrë në aleancën e NATO-s,” tha Serwer.

Ballkani nuk qëndron lart në prioritetet e Trumpit, thotë Serwer. Bideni është i mirë për BeH-në, ai do të mbështeste BeH-në sovrane në harmoni me politikën amerikane. Anëtari serb i Kryesisë së BeH-së Milorad Dodik është i tëri në pronësi të Moskës, mendon Serwer.
“Është çështje politike, çështje e identitetit malazez dhe se si do të shtrohet në botë. Ajo që i mungon Malit të Zi është një opozitë moderne liberale demokratike,” tha Serwer.

“Në BeH, keni të njëjtat matrica që u shfaqën në vitet 1990, bashkëpunimi midis nacionalistëve serbë dhe kroatë, i cili ekzistonte gjatë luftës dhe tani shfaqet si një fakt politik. Ata që luajnë me zjarr do të digjen. Komuniteti ndërkombëtar do të mbetet në anën e sovranitetit, integritetit territorial të BeH-së. Kushtetuta që amerikanët ia dhanë BeH-së në Dejton është e papërshtatshme për botën moderne, një anëtare e BE-së dhe të NATO-së”, tha Serwer.

“Entitetet janë mbetje të luftës, ato janë palë zyrtarisht në luftë. Federata dhe RS janë konstruksione të panevojshme që ruajnë fuqinë e partive politike nacionaliste. Mendoj se BeH-ja mund të drejtohet nga qeveria qendrore, ndërsa gjithçka tjetër do të delegohej në nivelet bashkiake,” tha Serwer.