Sërisht tërmeti godet Kroacinë

Kroacia është goditur sërish nga një tërmet i ri, raporton EMSC. Sipas të dhënave të para, tërmeti kishte magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 18 kilometra në perëndim të qytetit kroat, Sisak.

EMSC e regjistroi edhe një tjetër tërmet para këtij. Rreth orës 9 ishte një tërmet i vogël me 2 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 21 kilometra në juglindje të Varazdinit.

Shtëpi të rrafshuara, çati të shkatërruara dhe dëme në strukturat e ndërtesave, janë vetëm disa nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Kroacinë dje. Më i dëmtuari ishte fshati Petrinja në afërsi të kryeqytetit, Zagreb.

Tërmeti ua mori jetën të paktën 7 personave dhe i la të plagosur mbi 20 të tjerë. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në shtetet fqinje.

https://twitter.com/LastQuake/status/1344559383318048770?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1344559383318048770%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftermeti-e-godet-serish-kroacine%2F