Sërish ulet çmimi i derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që përsëri të ulë çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të lirohet për pesë denarë për litër dhe një litër do të kushtojë 49.50 denarë.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 4.50 denarë dhe tani një litër do të kushtojë 52.00 denarë.

Dizeli do të lirohet për tre denarë dhe në përputhshmëri me vendimin një litër dizel do të kushtojë 45.50 denarë.

Vaji i lehtë për amvisëri do të kushtojë 34.50 denarë për litër.