Sërish tërmet mëngjesin e sotëm, Gjiri i Lalzit epiqendra. Ja sa ballë ishte


Një tjetër lëkundje tërmeti në orët e para të ditës së sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 të mëngjesit të sotëm në thellësi 30 km dhe me magnitudë 2.6 ballë.

Epiqendra sipas të dhënave ka qenë sërish Gjiri i Lalzit. Prej ditësh zona në fjalë është zona më e prekur dhe me aktivitet sizmik të lartë.

Data: 13/07/2018
Ora: 05:21:42
M=2.6
Place: Gjiri i Lalzit, Durres
41.53° N, 19.49° E
Thellësia: 30 KM