Sërish shtyhet seanca për ndryshimet kushtetuese

Sërish është shtyrë seanca për ndryshimet kushtetuese. Kësaj radhe pritet që e njëjta të mbahet në orën 17.00. Fillimisht seanca ishte paralajmëruar për në orën 13.00, më pas në orën 15.00.

Gjatë ditës së djeshme kryeparlamentari Talat Xhaferi pas fjalimit të kryeministirt Zoran Zaev e ndërpreu seancën, pasi siç tha ai deputet do të duhet të marrin stenogramin e fjalimit të Kryeministrit. Ky i fundit në fjalimin e tij i ftoi deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi siç tha ai kjo është një mundësi historike që do ta çonte vendin përpara dhe do të na bënte të barabartë me të gjitha vendet anëtare në NATO dhe BE. Në të kundërtën shtoi ai, vendi do të vazhdojë të mbetet i izoluar dhe i varfër.
Ndryshe, kjo është faza e fundit të ndryshimeve kushtetuese, dhe pritet që të njejtat të miratohen deri të premten.