Dje janë regjistruar 125 raste të reja me Covid-19, që është përsëri një numër i lartë i të infektuarve. Numri më i madh i rasteve të reja ka ndodhur javën e kaluar, kur u regjistruan 180 raste.
Nga 1019 teste që janë bërë dje, raste të reja ka më së shumti në Shkup – 89. Në Kumanovë katër, në Shtip, Prilep dhe Strumicë nga dy, Tetovë – 11, Strugë tre, Veles një, Ohër tetë dhe në Gostivar, Kërçovë dhe Resnjë nga një të infektuar.
Instituti për shëndet publik dje regjistroi edhe gjashtë pacientë të shëruar dhe atë në: Shkup – 1, Prilep – 1 dhe Veles – 4. Kanë vdekur shtatë persona prej të cilëve tre në Shkup, një në Shtip, një në Tetovë dhe dy nga Struga.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se të gjithë pacientët e listuar që vdiqën kishin komorbiditet të mëparshëm, gjegjësisht i përkisnin grupit të rrezikut.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 3.364, numri i pacientëve të shëruar është 1.664, numri i vdekjeve është 164, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.536.
Gjithsej më së shumti raste aktive ka në Shkup – 844, pastaj në Shtip ku janë 186, në Kumanovë – 155 dhe në Tetovë 145.
Sa i përket shpërndarjes sipas qyteteve për numrin e përgjithshëm, rastet më aktive me Covid-19 janë ende në Shkup – 844, ndërsa më pas pason Shtipi me 186 raste, Kumanova me 155 raste, Tetova – 145.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 39033 testime të Covid-19./Telegrafi/