Sërish numër i lartë i të inf*ektuarve me Kovid-19, gjithsej 3572 raste aktive

Njëqind e nëntëdhjetë e tetë raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar dje nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjithsej raste aktive në vend janë 3 572. Nga të diagnostikuarit e rinj, shumica janë ende në Shkup 83, pasuar nga Sveti Nikole 27 Shtip 21 Kumanovë 12 Manastir 11. Në Gostivar ka 10 të inf*ektuar të rinj, në Tetovë nëntë Radovish shtatë Struga Ohri dhe Demir Hisar janë me nga tre të inf*ektuar të rinj Prilepi Velesi dhe Probishtipi me nga dy ndërsa Dibra Koçani dhe Kërçovë me nga një rast.

Janë shëruar 97 persona nga Shkupi 71, Tetova 12, Shtipi shtatë Resnja dy ndërsa në Veles Manastir Koçan Probishtip dhe Kërçovë nga një pacient. Katër persona vdiqën në moshën 49 61 70 dhe 72 vjeç një pacient nga Shkupi dy nga Prilepi dhe një nga Tetova. Në Klinikën e Së*mundjeve Inf*ektive gjithsej janë shtruar në spital 86 persona. Në ndihmë të oksigjenit janë 38 pacientë dhe nuk ka pacientë në aparatin e frymëmarrjes.