Sërish alarm për bo*mbë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Disa herë me radhë janë ngritur dyshime se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për një bom*bë të mundshme.
Në mesditë edhe sot është pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shp*ërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Ajo ka shtuar se përmes një telefonate anonime një persona ka deklaruar se në stacion ishin vendosur mjete shpërthyese “Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.