Serbia vaksinoi Listën Serbe: Fton “të gjithë nga Kosova të vaksinohen”

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Listës Serbe u vaksinuan kundër koronavirusit në Shtëpinë e Shëndetit në Rashkë dhe me atë rast Petkovic porositi këdo nga ‘Kosova e Metohia’ që dëshiron të vaksinohet se këtë mund të bëjë në Rashkë, Bujanovc dhe Kurshumli.

Derisa krenohej me arritjet sipas tij të Serbisë si shteti i dytë më i suksesshëm në Europë për vaksinimin, nuk mund të mos lëvdonte shefin Vucic që sipas Petkovic është meritori, dhe miqtë e Serbisë që na mundësuan disa lloje vaksinash që imunizimi të jetë në nivelin më të lartë. Ai shtoi po ashtu se vaksinimi, siç e quan e popullit tonë në hapësirat e ‘Kosovës e Metohisë’ po vazdhon ka disa javë.

“Ata në Prishtinë nga një anë duan të vendosin vaksinat në pishtarë dhe t’i ndjekin mjekët tanë si kriminelët më të mëdhenj, e këtu në Serbi në qendrore po përpiqemi gjithçka që secili njeri i yni që dëshiron të vaksinohet. Vetëm me vaksinë mund të mposhtim koronavirusin, e atëherë Serbia dhe ardhmëria triumfon” tha Petkovic.

Së bashku me Petkovic në këtë show politik serb morën pjesë edhe liderët e Listës Serbe dhe përfaqësues politik të serbëve nga Kosova. Lideri i Listës Serbe Goran Rakic e falënderoi Vucic, siç pritet zakonisht, që i siguroi vaksinën dhe theksoi se të gjithë që duan të vaksinohen të lajmërohen në Shtëpinë e Shëndetit. Përveç Rakic u vaksinuan edhe liderët tjerë si, Milan Radojicic, Igor Simic, dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic.