Serbia paralajmëron hapjen e një laboratori për teste të COVID-19 në Mitrovicë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar hapjen e disa laboratorëve nëpër Serbi e një e ka paralajmëruar edhe për në Kosovë. Bërnabiq ka bërë të ditur se zinxhirin e laboratorëve që do të merren me testet PCR për COVID-19, do ta shtrijë edhe në Mitrovicë.

Deri më tash, institucionet paralele shëndetësore në veri të vendit, testet për COVID-19 i kanë kryer në Kralevë, Nish e qytete tjera të Serbisë. “Do të ketë ende laboratorë në Beograd, pasi është vatër e vir*usit. Do të hapen laboratorë edhe në Shabac Uzhice Zajeçar Krushevc Vranjë. Në kuadër të Institutit për Shëndetësi Publike do të hapim laboratorë edhe në Kragujevc dhe Mitrovicë” ka thënë Bërnabiq. Sipas saj, ky është rezultat i planit të Qeverisë së Serbisë për të qenë të përgatitur për vjeshtë dhe dimër.