Serbia mbështet Rusinë në sulmin që ndërmori ndaj Ukrainës.
Beogradi ka bërë me dije se nuk do ti bashkohet vendeve perëndimore të cilat kanë dënuar dhe kanë vendosur sanksione ndaj Putin, pas sulmeve të ndërmarra ndaj Ukrainës.
Iviça Daçiç, gjatë fjalës së tij, ka sjellë në kujtesë sulmet e SHBA dhe NATOS ndaj Serbisë në vitin 1999, teksa ka deklaruar se askush nuk e ndihmoi Serbinë kur i bombardua nga NATO dhe SHBA.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi këto vende që kanë dalë krah sanksioneve nuk e ndihmuan Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Le të ruajmë marrëdhëniet me BE-në, Rusinë dhe Kinën, sepse askush nuk do të na mbrojë nëse Rusia dhe Kina ndalojnë së na mbrojturi”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai theksoi se kriza në Ukrainë ndodhi pasi Perëndimi nuk respektoi marrëveshjen e NATO-s.